Flash News

KRYESORE

Aplikoi për azil në Francë, i riu shqiptar gjendet i pajetë

Aplikoi për azil në Francë, i riu shqiptar gjendet i pajetë

Trupi i pajetë i një djali të ri shqiptar është gjetur mëngjesin e sotëm në Francë në një autostradë në qytetin e Metzit.

Media vendase “Francebleu.fr” raporton se viktima është një 26-vjeçar , i cili prej disa kohësh kishte aplikuar për azil.

Deri më tani thuhet se ai u përplas pas një aksidenti që ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”. Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet.

Të fundit