Flash News

KRYESORE

Aplikon për Rekordet Guinness, ky është 87-vjeçari me 346 pasardhës

Ukrainasi 87-vjeçar, Pavel Semenyuk, po aplikon për Rekordet Guinness pasi pretendon se ka familjen më të madhe në botë, ku numëron plot 346 anëtarë.

Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast dhe vetë Pavel ka 13 fëmijë.

Ukrainasi numëron plot 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e mbesa dhe madje 3 stër-stërnipër e mbesa.

“Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur. Unë njoh emrat e atyre që janë më të mëdhenj. Por shpesh nuk më kujtohen emrat e të rinjve”, është shprehur burri me familjen më të madhe në botë.

Të fundit