Flash News

KRYESORE

Apple dhe Google njoftojnë bashkëpunimin e rrallë: aplikacion për të parandaluar COVID-19

Apple dhe Google njoftojnë bashkëpunimin e rrallë: aplikacion

Dy gjigantët e teknologjisë, Apple dhe Google do të bashkëpunojnë së bashku për të bërë të mundur përdorimin e teknologjisë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Të dy kompanitë thanë që ata do të punojnë së bashku në javët e ardhshme për të ndërtuar mjete të reja që do t'u mundësojnë njerëzve dhe autoriteteve shëndetësore të gjurmojnë virusin duke përdorur të dhëna për afërsinë nga telefonat e ‘zgjuar’.

"Shpresojmë të shfrytëzojmë fuqinë e teknologjisë për të ndihmuar vendet në mbarë botën të ngadalësojnë përhapjen e COVID-19 dhe të përshpejtojnë kthimin e jetës së përditshme," thanë të dy kompanitë në një deklaratë të rrallë të përbashkët.

Ekspertët e jashtëm ishin lutur që të dy kompanitë të bashkonin forcat në një përpjekje të tillë vetëm për shkak të pozitës së tyre unike, pasi kontrollojnë sistemet e funksionimit për shumicën dërrmuese të telefonave në Sh.B.A dhe Evropë.

Të fundit