Flash News

KRYESORE

Apple mbyll çdo dyqan jashtë Kinës deri në 27 mars

Apple mbyll çdo dyqan jashtë Kinës deri në 27 mars

Kompania Apple do të mbyllë të gjitha dyqanet e tij në të gjithë botë,  përveç atyre në Kinë deri më 27 mars, tha shefi ekzekutiv, Tim Cook në një postim në tëitter.

Kompania ka angazhuar gjithashtu 15 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën globale ndaj virusit të ri.

Të gjitha dyqanet e Apple në Kinë janë rihapur tashmë pasi u mbyllën për pjesën më të madhe të dy muajve të fundit, ndërsa rajoni u rrënua pas epidemisë.

Punonjësit e Apple në të gjithë botën do të fillojnë të punojnë nga distanca kur është e mundur.

Konsumatorët mund të bëjnë akoma blerje në faqen e internetit të Apple, ose të marrin mbështetjen e klientit në internet.

Dhurimet e Apple, në vlerë totale 15 milionë dollarë, janë drejtuar për kërkesa mjekësore për pacientët dhe për të ndihmuar në uljen e ndikimit ekonomik të pandemisë, thuhet në deklaratë.

Të fundit