Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Apple ndikohet nga koronavirusi, kompania e parë e madhe amerikane që konfirmon prekjen nga efekti i virusit vdekjeprurës
Kompania Apple ka lajmëruar klientët se efektet e koronavirusit në Kinë do të ndikojnë në prodhimet dhe fitimet e saj. Sipas deklaratës së kompanisë më të fuqishme teknologjike në botë, "furnizimi me iPhone në të gjithë botën do të kufizohet përkohësisht".
Në këtë mënyrë, “Apple” bëhet kompania e parë e madhe amerikane që konfirmon prekjen nga efekti i virusit vdekjeprurës.
“Apple”, në fakt, kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliardë dollarë për tremujorin aktual, nuk e zbuloi se sa ishte vlera në para që do të ndikonte.
“Ne nuk presim të arrijmë shifrat që kishim pritur për tremujorin që përfundon në mars”,- thuhet në deklaratën publike të kompanisë, duke shtuar se “ata po gjejnë një kthim në normalitet”.