Flash News

KRYESORE

Apple prezanton iPhone X, iPhone 8 dhe 8 Plus, do mahniteni nga risitë

Apple prezanton iPhone X, iPhone 8 dhe 8 Plus, do mahniteni nga risitë

Gjiganti Apple ka prezantuar sot iPhone X, si dhe iPhone 8 dhe 8 Plus. Risitë e reja të tyre janë me të vërtetë mahnitëse dhe lënë pas çdo lloj celulari të prodhuar deri tani.

Në fakt, ndonëse çdokush mund të tundohet për të patur një celular të tillë, çmimi i tyre është i lartë.

Një iPhone X mund ta keni tuajin për 999 dollarë. Ekrani i iPhone X do të ketë disa risi. Ekranin OLED 5,8 inç, Apple e ka quajtur “Super Retina Display” me rezolucion 1125 x 2436 piksel.

RISITË E REJA:

Sfondet e reja-Risi është edhe wallpaper historik që paraqet Tokën nga hapësira.

Funsionet e reja-Ndër karakteristikat e iPhone X është edhe modaliteti Portrait Lightning, që shfrytëzon sensorin e dyfishtë në fotokamerën e pasme. Këtij funksioni i shtohen edhe efekte të tjera si Contour Light, Natural Light, Stage Light, Stage Light Mono dhe Studio Light.

Një tjetër funksion është SOS – duke shtypur njëkohësisht butonin e zërit dhe butonin Power do t’ju mundësojë të kërkoni ndihmë në situata emergente.

Zhbllokimi nëpërmjet njohjes së fytyrës-Një funksion i rëndësishëm është ai që ju lejon të zhbllokoni iPhone nëpërmjet njohjes së fytyrës. Ky funksion mund të përdoret si një sistem për pagesa nëpërmjet Apple Pay.

Nga emoji tek animoji-Telefoni i ri është në gjendje të kuptojë shprehinë e fytyrës së personit dhe do ta shfaqë në një animim, duke krijuar një pasqyrim të gjendjes shpirtërore.

Si do të jetë iPhone X-Siç ishte thënë edhe kohë më parë, iPhone X do të jetë tërësisht pa korniza dhe nuk do të ketë më butonin Home. Ekrani do të jetë OLED, me praninë e modalitetit True Tone dhe rezolucion 1.125×2.436 piksel.

Sistemi operativ OS 11-Me sistemin e ri operativ OS 11, Apple ua bën jetën më të vështirë hacker-ave.

Të fundit