Flash News

KRYESORE

Apple publikon të dhënat, sa ishin fitimet nga “AppStore” në vitin 2018

Apple publikon të dhënat, sa ishin fitimet nga “AppStore”

Në “Entreprenuer Camp”, Apple ka publikuar statistika të të ardhurave të dyqanit të aplikacioneve “AppStore”. Që nga krijimi i dyqanit të aplikacioneve, Apple iu ka dhënë zhvilluesve 120 miliardë dollarë.

Në 12 muajt e fundit janë gjeneruar rreth 30 miliardë dollarë të ardhura. Në qershor të 2018-ës, kompania raportoi 100 miliardë dollarë të ardhura për zhvilluesit që nga hapja e App Store.

Apple zakonisht numëron vetëm të ardhurat direkte nga App Store si shkarkimet me pagesë, blerjet brenda aplikacioneve dhe abonimet. Më shumë të ardhura mund të jenë gjeneruar përmes reklamave dhe abonimeve në uebsajtet e tyre.

Të fundit