Flash News

KRYESORE

Arabia Saudite dhe Egjipti fond të përbashkët për ndërtimin e qytetit 1 mijë kilometra katror

Arabia Saudite dhe Egjipti fond të përbashkët për

Arabia Saudite dhe Egjipti kanë rënë dakord të krijojnë një fond të përbashkët prej 10 miliardë dollarësh për të zhvilluar një mega qytet në gadishullin jugor të Sinait në Egjipt.

Të dyja vendet planifikojnë rreth 1 mijë kilometra katrorë për projektin e ri.

Sipas zyrtarëve, mega qyteti, me sistemin e vet gjyqësor dhe legjislacionin e hartuar për të tërhequr investitorë ndërkombëtarë, do ta përqendrojë zhvillimin tek energjia dhe uji, bioteknologjia, ushqimi, prodhimi i avancuar dhe turizmi.

“Reuters” njoftoi muajin e kaluar se qeveria saudite i ka kërkuar tashmë kompanive lokale të ndërtimit të ndërtojnë pesë pallate në NEOM. Disa kompani, përfshirë Softbank të Japonisë, kanë thënë se janë të gatshëm të investojnë atje, por investime të mëdha, konkrete të biznesit ende nuk janë shpallur.

Marrëveshja për të ndërtuar një mega qytet vjen vetëm tre javë përpara zgjedhjeje presidenciale në Egjipt, ku Sisi synon të sigurojë një mandat të dytë në detyrë, gjë që do ta arrijë lehtësisht për shkak të mungesës së garës së barabartë.

 

Të fundit