Flash News

KRYESORE

Arabia Saudite lejon hapjen e kinemave pas 35-vitesh

Arabia Saudite lejon hapjen e kinemave pas 35-vitesh

Arabia Saudite ka shfuqizuar ligjin që ndalonte funksionimin e kinemave brenda vendit. Ministri i Kulturës së Arabisë Saudite, deklaroi se qeveria do fillojë menjëherë procesin e licensimit dhe kinemaja e parë do të hapet pas 35-vitesh në muajin Mars 2018.

Kjo është cilësuar si një nisëm reformuese nga Princi i fuqishëm i kurorës pas ardhjes në pushtet. Në bazë të këtij plani reformator kanë filluar transformime sociale si koncerte, festivale kulturore, kërcime në rrugë dhe ekzekutimi i muzikës moderne.

Ashtu si hapësirat e tjera publike në Mbretëri, kinemaja pritet të ketë ndarje në seksione në bazë të gjinisë ose seksion të vecantë për familjet.

 

 

Të fundit