Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj "i lejojnë vetes" përkëdhelinë publike

Kur përflitej se ishin në një lidhje dashurie, Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani u kujdesën shumë që të mos thonin asgjë publikisht, deri sa gjërat rrodhën shumë natyrshëm dhe gjithçka filloi të bëhej publike.

Nga dedikimi emocionues i Eduartit teksa promovonte prodhimin e tij filmik e deri tek udhëtimet bashkë dhe tani së fundmi dhe lajmin që do bëhen prindër.

Dashuria e tyre tani është më publike se kurrë dhe janë ndër çiftet më të preferuara të showbizz-it shqiptar. Arbana do bëhet nënë për herë të dytë e ndërsa regjisori Grishaj për herë të parë.

Kjo i ka bërë akoma më të lumtur çiftin, të cilët nuk i fshehin as përkëdhelinë dhe dashurinë në publik e në postime në rrjete sociale. Dje, Eduarti ka publikuar një foto nga shëtitja që bën ai në mënyrë rutinore.

Dhe Arbana i ka komentuar duke shkruar: "Drita ime".

E ndërsa Eduarti i ka kthyer po në mënyrë romantike: “Love” (Dashuri)”.

Të fundit