Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani flet për takimin e parë me Adelajdën në hotel: Ishte shumë e trembur

Arbana Osmani flet për takimin e parë me Adelajdën në hotel:

Moderatorja Arbana Osmani ka treguar mbrëmjen e së hënës, në koncertin që u mbajt në nder të gazetares së ndjerë Adelajda Xhamani,  ish-banore e “Big Brother”, takimin e parë me të.

Moderatorja u shpreh se Adelën e ka takuar 2 ditë para nisjes së “Big Brother 2”. Ato u takuan në dhomën e hotelit ku konkurrentët mbyllen përpara nisjes së emisionit.

Trokita në derë dhe ma hapi Adelajda. S’kisha parë vajzë më të bukur se sa ajo asnjëherë më parë. Ishte shumë e frikësuar. Dhe gjithë kohës më përmendte faktin se askush nuk e dinte se çfarë kishte hequr për të ardhur deri këtu dhe as vetë nuk e dinte se çfarë sfide të madhe kishte ndërmarrë. Adela ishte banorja më e frikësuar që kisha njohur por si për ironi, i gjithë edicioni i dytë mori emrin e saj,” –u shpreh Arbana.

Më tej ajo i shpreh se Adela ia arriti misionit të saj për sa kohë ishte gjallë. Dhe mesazhi më i fortë që la pas është “të jetuarit e momentit”.

Kujtojmë që në koncertin humanitar u mblodhën emra të njohur të artit e muzikës. Në fund të tij u dha një bursë shkollimi për një vajzë që si Adela ëndërronte kryeqytetin.

Të fundit