Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani gatuan për mjekët e Infektivit

Arbana Osmani gatuan për mjekët e Infektivit
Gjatë kohës së pandemisë, Arbana Osmani ka munguar në ekranin e Top Channel, për arsye se thuajse të gjitha emisionet iu pezulluan, por ka qenë aktive tërë kohës në Instagram. Moderatorja edhe pse ka hedhur në treg një libër me gatime, nuk ka ngurruar aspak të publikojë recetat nga libri i saj të gatimeve të ndryshme, duke argëtuar pafund fansat që e ndjekin. Dje, Arbana vendosi të gatuajë për një kategori shumë të veçantë, për ata që kanë qenë heronjtë e vërtetë të kësaj lufte: mjekët e Infektivit.  Në shenjë respekti moderatorja u ka gatuar 100 tiramisu dhe ua ka çuar teksa ata ndodhen në punë duke u kujdesur për të infektuarit. “Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj”, shkruan moderatorja në postimin e saj ku tregon edhe momentin kur ka shkuar pranë mjekëve.

Të fundit