Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani publikon videon dhe tregon për impenjimet e reja televizive

Arbana Osmani publikon videon dhe tregon për impenjimet e reja televizive
Prej disa kohësh po përflitet për një krisje të marrëdhënies së Arbana Osmanin me Ledionin dhe pronarët e Top Channel. Aq sa mungesa e saj në dasmën e Sarës dhe Ledionit, u komentua si largim i saj nga Top Channel. Por mesa duket, Arbana paska qenë duke punuar gjatë ditëve të dasmës, pasi në videon e postuar në Instagram, modertorja e Top Channel shfaqet në Toscana të Italisë. Me ngjyra, lle dhe dritë, Arbana ka treguar për ndjekësit e saj se do të kthehet sërish me “Dua të të bëj të lumtur” në ekranin e Top Channel në janar. Kjo rrëzon dhe të gjitha spekulimet që ishin krijuar për një largim të Arbanës nga ekrani i Top Channel.

Të fundit