Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Arben Ahmetaj, ministri i “tërmetit’ që dakordësoi Ramën me Metën
Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Sot i ka propozuar presidentit Ilir Meta emërimin e një ministri të ri Shteti për Rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur e banesa të shkatërruara.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në twitter.
Pas propozimit drejtuar Metës, ky i fundit reagoi menjëherë përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi duke e aprovuar pa humbur asnjë sekondë kohë.
“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi në rrjetet sociale, duke bërë që një situatë e tillë të dakordësojë kryeministrin dhe presidentin, të cilët prej muajsh kanë sulmuar njëri-tjetrin në distancë me akuza të ndërsjella për disa çështje si zgjedhjet e 30 qershorit, emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese etj.
Megjithatë, “tërmeti” i bashkoi këto dy figura edhe në publik, pak ditë pas tragjedisë. Rama e Meta u panë krah njëri-tjetrit në homazhe në ditët e koenciduara të 28-29 nëntorit, duke lënë mënjanë ndasitë dhe përplasjet politike.
Kush është Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj është një ndër figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste. Gjatë karrierës së tij politike ka mbajtur shumë funksione të rëndësishme, kryesisht në sektorin ekonomik dhe të financave.
E fundit, është posti i kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Ahmetaj ka shërbyer në detyrën e Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë përgjatë shkurt 2016- maj 2017 dhe më herët si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shtator 2013- shkurt 2016.
U emërua si Ministri i Financave dhe Ekonomisë nga Kryeministri Rama në datën 27 Gusht 2017 gjatë punimeve të Asamblesë së Përgithshme të Partisë Socialiste dhe u dekretua nga Presidenti Meta më 9 shtator.
Në vitet 2004- 2005 mbajti postin e Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Integrimit Europian, ndërsa në periudhën 2003-2004 atë të Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
Ahmetaj ishte Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vitin 1998-1999 ndërsa më herët shërbeu si Drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Financave dhe përgjegjës për marrëdheniet Ndërkombëtare, anëtar i grupit të koordinimit të negociatave me Fondin Monetar dhe për konkretizimin e marrëveshjes post konfliktuale me ESAF.