Flash News

KRYESORE

Arben Çuko mohon akuzat: Arrestimi im, proces i organizuar nga lart

Arben Çuko mohon akuzat: Arrestimi im, proces i organizuar nga lart

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, pasi dyshohet se ka marrë para për transferimin e një të dënuari.

Megjithatë, avokati Maks Haxhia mendon se arrestimi është një komplot i organizuar nga lart, për t’i treguar botës se në Shqipëri u arrestua një grup i strukturuar kriminal.

“Gjithë kjo bëhet për show për t'i treguar botës se u kap një grup i strukturuar kriminal që nuk ka të bëjnë fare me njëri-tjetrin, vepra konkrete për të cilat akuzohen. Sipas materialit që ka dhënë prokuroria ka një ndërhyrje përmes shoferit të zotit Çuko kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve për të transferuar një të burgosur nga Burreli në Peqin. Vetë Çuko, po të shikoni dhe bisedat telefonike, i është drejtuar drejtorit të burgut që në asnjë mënyrë nuk duhet lëvizur ky se këtu konstatoj pislliqe.Procedura ka filluar me 20 mars, Çuko e ka pezulluar dhe nuk e ka bërë këtë transferim", pohoi Haxhia duke shtuar:

"Në 9 korrik është bërë transferimi sepse personi që ishte i burgosur dhe një person tjetër kanë denoncuar një oficer policie që sot ndodhet në burg dhe për shkak të procedurave që është praktikë pune në burgje, kur kallëzohet një oficer policie është e detyrushme për komandën e burgjeve të bëjë transferimin. Çuko ka dhënë me shënim që urdhërohet transferimi i këtyre për arsye sigurie. Nuk ka mundësi të jepet ryshfeti në mars dhe transferimi të bëhet në korrik. Prokuroria nuk jep data qëllimisht”, ka përfunduar Haxhia.

Të fundit