Flash News

KRYESORE

Arben Imami: Kur duhej të jepte dorëheqjen Lulzim Basha

Arben Imami: Kur duhej të jepte dorëheqjen Lulzim Basha

Ish-deputeti demokrat Arben Imami,  i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha duket të kishte dhënë dorëheqjen që pas zgjedhjeve të qershorit, kur Partia Demokratike humbi ndjeshëm.

“Basha mbi çdo kriter etik, perëndimor, duhet të jepte dorëheqjen. Siç ndodhi në Itali psh, Renzi humbi, dhe dha dorëheqjen”, shprehet Imami.

Teksa bën përgjegjës Bashën për situatën aktuale në PD, Imami shton se është pikërisht kryedemokrati që duhet të bëjë bashkimin e demokratëve.  Megjithatë, Imami shprehet kundër krijimit të një partie të re, pasi sipas tij kjo do të  dëmtonte PD-së dhe jo Bashën.

Kujtojmë që ditë më parë, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ku u ngrit grupi i punës për propozimet e ndryshimit të statutit, Imami refuzoi propozimin e Bashës për të qenë anëtar. 

Të fundit