Flash News

KRYESORE

Arben Imami ngre dyshime lidhur me tenderat e Kodhelit për radarët

Arben Imami ngre dyshime lidhur me tenderat e Kodhelit për radarët

I ftuar në ABC News, ku u intervistuar nga gazetarja Mirela Milori, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, u ndal te disa çështje të aktualitetit politik, ku ndër të tjera foli edhe për dyshimet lidhur me fikjen e radarëve nga ana e Forcave të Armatosura shqiptare, për të favorizuar trafikun e drogës.

Lidhur me vetë trafikun e drogës, Imami tha:

“Kjo nuk është diçka e kohëve të fundit, është diçka që ka 4 vjet që ka nisur. Po ta mbani mend mirë, ka nisur me avionët e drogës, që përdornin bazat ushtarake, forcat e armatosura të një vendi të NATO-s. Në vijimësi PD, të gjithë ne, opinioni, e thamë hap pas hapi, me çudi të madhe, lidhjen, bashkëpunimin, pleksjen midis krimit të organizuar dhe strukturave më të larta shtetërore. Ministri i Brendshëm, Kryeministitri, Ministri i Mbrojtjes, etj”.

Sipas Imamit çështja “Tahiri”, jo se nuk dihej, por mori më tepër vlerë sepse e denoncuan ndërkombëtarët.

“Dy javët e fundit nuk ishin risi që nuk i dinim. Por kur na e thonë të tjerët nga jashtë, për ne shqiptarët merr rendesi më të madhe. Por ishin gjëra që diheshin.

Çfarë nuk dihej dhe përbën provë, është se emri Tahirit është regjistruar në bashkëbisedimet mes dy kriminelëve, si një bashkëpunëtor mes tyre.

  • Si qëndron çështja me fikjen e radarëve të ushrrisë?

“Vitin e fundit u përpoqa të vendosnim një bashkëpunim pan-Adriatik, në mënyrë që të shkëmbenim imazhet. Ministria e Mbrojtjes nuk përgjigjeth për gjithçka, por për radarët dhe për imazhet që shfaqen në ekranin e sallës operative. Me të hyrë PS në detyrë, kontrata që ishte nënshkruar për mirëmbajtjen, ishte nënshkruar me një kompani shqiptare, por zonja ministre e anulloi brenda javës, me pretendimin se nuk kishte para dhe e rihapi tenderin, në mënyrë të shpejtë, të shkurtuar dhe me 2.5 herë më shumë fond për të njëjtën punë, një kompanie shqiptare, e cila ishte skualifikuar në tenderin paraprak, pasi e kishte patur këtë detyrë në vitin 2014 dhe kishte dështuar. Ka patur raste që janë fikur, këto janë thënë dhe janë ditur. Ata 7 që pretendohen aktualisht nga ministri aktual, ata nuk kanë pamje, sepse radari në buzë të detit është i kyçur. E gjithë qeveria është politike, një qeveri e krimit dhe kanabisit që nga dita e parë. U ndërrua e gjithë policia në një ditë. Të gjithë drejtuesit u ndërruan si të ishin kriminelë. Kështu u veprua me radarët, që nuk u tenderuan, ose u tenderuan me qasje preferenciale. Perokuroria ka dosje të plota që vërtetojnë komplicitetin me këtë. Shteti shqiptar u vu në shërbim të kriminalitetit dhe trafikut të drogës që nga viti 2013”.

Të fundit