Flash News

KRYESORE

Arben Llalla: Në Kakavijë u ndaluan dhe dy bashkëpunëtorë të Kostandin Kaçifas

Arben Llalla: Në Kakavijë u ndaluan dhe dy

Historiani Arben Llalla në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, deklaroi sot se më 25 tetor janë ndaluar edhe dy bashkëpunëtorë të Kostandin Kaçifas.

“Janë kapur dy shokë të Konstandinit. Janë lëshuar me ndërhyrjet e konsullit grek të Gjirokastrës. Nuk i la policia se nuk pati elemente por pati ndërhyrje. Është kapur Mondi Kolilas dhe një person tjetër më 25 tetor rreth orës 12:00 dhe janë lëshuar në orën 16:00. Janë bashkëpunëtorë të Agimit të Artë. I vrari është anëtarë dhe i trupit të sigurimit të Agimit të Artë. Janë paraushtarakë të Qeverisë greke”, u shpreh Llalla.

Kujtojmë që Kostandin Kaçifas, 35 vjeçari grek u qëllua për vdekje nga forcat RENEA ditën e djeshme. Sipas policisë forcat RENEA qëlluan drejt tij gjatë një shkëmbimi zjarri në Bularat.

Të fundit