Flash News

KRYESORE

Arben Malaj kundër vendimit të guvernatorit Sejko: Ofro transparencë për godinën e bankës

Arben Malaj kundër vendimit të guvernatorit Sejko: Ofro

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka kërkuar transparencë nga guvernatori Gent Sejko, lidhur me shpenzimet marramendëse që ky institucion ka planifikuar për rikonstruksionin e ish-hotel ‘Dajtit’.

“Hotel Dajti” ka një sipërfaqe 3500 m2 më pak se selia qëndrore e Bankës së Shqipërisë dhe rikonstruksioni i tij do të kushtojë 6 milionë euro më shumë seç kushtoi rikonstruksioni i selisë qëndrore.

“Në çdo rast perballë njoftimeve apo shqetësimeve publike, Banka e Shqipërisë si çdo entitet tjetër publik, duhet të ofrojë transparencë maksimale dhe të garantojë efiçencën maksimale të përdorimit të çdo qindarke në çdo shpenzim apo investim të saj. Transaprenca duhet të jetë e menjëhershme, ndërsa sfida e efiçencës së shpenzimeve një prioritet i matshëm dhe i përhershëm”, deklaron Malaj.

Banka e Shqipërisë vazhdon të heshtë lidhur me procedurën që ka ndjekur ndaj kompanisë që i ka dhënë ndërtimin e ish-Hotel Dajtit pas një tenderi me vlerë 18 milionw euro, ndërkohë Shoqata e Ndërtuesve është shprehur se ky tender është zhvilluar në mungesë të plotë transparence. Fituesi nuk është bërë publik nga institucioni që drejtohet nga Gent Sejko.

Të fundit