Flash News

KRYESORE

Arbër Çepani i jep fund në mënyrë emocionale rrugëtimit në emisionin e mëngjesit

Arbër Çepani i jep fund në mënyrë emocionale
Arbër Çepani për tre vite radhazi ka qenë moderatori kryesor i emisionit të mëngjesit në RTSH "Mirmëngjes Shqipëri". Por pas kaq kohësh, moderatori e aktivisti civil ka vendosur t`i japë fund këtij rrugëtimi në mënyrën më emocionale (siç nuk jemi mësuar t`i shohim shpesh meshkujt). Në foton krahas koleges së tij, Blerinën, Arbri ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin dhe ka paralajmëruar se do të vijë me projekte të reja, sipërmarrjeve dhe atyre televizive por ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e emisioneve të mëngjesit. Në postimin e tij, Arbri shkruan: “3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qene ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymëmarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjesëtar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët. Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim, Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vërtetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonjë studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe përqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mëngjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit.”
 
View this post on Instagram
 

3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit...Kanë qënë ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale ❤ Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjestar të stafit "Mirëmëngjes Shqipëri", nga gazetarët tek kameramanët. Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vertetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonje studim mbi "harmoninë midis kolegësh"! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe perqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mengjesit, për t'iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë ❤ Dhe nga zemra flm 🙏

A post shared by Arber Cepani (@arbercepani) on

Të fundit