Flash News

KRYESORE

Arbitri i bashkohet protestës së FRPD-së: Edi Rama ka marrë peng të ardhmen e vendit

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë vijuar protestën e tyre Ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.  Pjesë e tubimi ishte edhe arbitri i Kategorisë së Parë, Albano Stolaj. Ky i fundit është aktivist i PD-së, dhe shihet teksa proteston para kryeministrisë me një pankartë në dorë.

“Sot Shqipëria ka dy ministra të Brendshëm njëri pas tjetrit të lidhur me trafiqet e drogës, deputetë që ishin të dënuar për trafiqe, prostitucion, vjedhje, vrasje. Kryetarë Bashkie të përfshirë në trafik droge e përdhunim në grup të cilët Edi Rama i mbrojti siç po bën me Tahirin dhe Xhafën. Duke mbrojtur Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafën, Edi Rama po e mban peng të ardhmen e Shqipërisë”, ka qenë njëri ndër mesazhet e të rinjve që kanë protestuar.

 

Të fundit