Flash News

KRYESORE

Arbitri Kulbakov do të gjykoje ndeshjen Izrael-Shqipëri

Arbitri Kulbakov do të gjykoje ndeshjen Izrael-Shqipëri

Ndeshja Izrael-Shqipëri është një ndeshje shumë e rëndësishme për Shqipërinë pasi përcakton direkt vendin e tretë në grupin G të Eliminatoreve për Botërorin 2018, një sfidë të cilën FIFA ka vendosur që të jetë në duart e një arbitri bjellorus.

Aleksei Kulbakov do të vendosë drejtësinë në sfidën e kësaj të diele në stadiumin e Haifas, që sheh të avantazhuar vendasit e trajnerit Elisha Levi përballë skuadrës kuqezi të trajnerit Gianni De Biasi.

38-vjeçari Kulbakov është arbitri i vetëm bjellorus i licencuar për ndeshjet e nivelit të lartë të UEFA-s si finalet e turneve apo grupet e Champions apo Europa League. 

Të fundit