Flash News

KRYESORE

Archie edhe pse vetëm katër muajsh është një "flirtues", e pranon dhe mami Meghan

Archie Harrison është kthyer në kryefjalën e mediave. Ndryshe nga Kate Middleton, Meghan Markle është kthyer shumë shpejt në punën e saj me vizitat zyrtare. Në vizitën që po bën në Afrikë, Dukesha e Sussex ka marrë me vete dhe Archie-n, me të cilin janë fiksuar të gjithë. Teksa takuan Kryepeshkopin Desmond Tutu, Meghan u dëgjua teksa e thërriste me përkëdheli "flirtues" kur pa se ai po qeshte me vajzën e Kryepeshkopit,  Thandeka Tutu-Gxashe. “Atij i pëlqen të flirtojë”- u shpreh Meghan me humor për të birin. Mediat e huaja kanë shkruar se Archie ka një ngjashmëri shumë të madhe më babanë e tij Harry-n kur ai ishte foshnje.

Të fundit