Flash News

KRYESORE

Ardian Çapja del nga reanimacioni dy ditë pas atentatit të tretë, kërkesë për mjekët

Ardian Çapja del nga reanimacioni dy ditë pas atentatit të

Del nga reanimacioni Ardian Çapja, duke i shpëtuar në këtë mënyrë edhe atentatit të tretë ndaj tij 2 ditë më parë, ku mbeti i plagosur me një plumb në shpatull.

Menjëherë pas kalimit të rrezikut për jetën, Çapja u ka bërë kërkesë mjekëve për të dalë nga spitali dhe vijuar trajtimin në shtëpi. Ky është atentati i tretë ndaj Çapjas, i cili ka mohuar se është qëlluar me armë, duke u shprehur se është rrëzuar dhe i ka hyrë një hekur në shpatull.

Kujtojmë se, atentati ndaj Çapjas ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, rreth orës 09:37, ndërsa policia po vijon hetimet për zbulimin e autorit/ve të ngjarjes.

Nga të dhënat e derimëtanishmem, dy janë pistat si u realizua atentati kundër Ardian Çapjas. Së pari, është varianti se autorët kanë goditur Ardian Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, 600 metër, prej kodrës së Krastës.

Pas grumbullimit të pamjeve filmike në zonën e Krastës është arritur në konkluzionin se Çapja u qëllua me një snajper ushtarak nga Kodra e Krastës përballë vilës së tij. Arma luftarake u gjet së bashku me këmbalecat e djegur plotësisht në makinë  e përdorur nga autorët. Kjo armë thotë policia funksionon me fishekë të mëdhenj dhe kryen qitje deri në 2 mijë metra largësi. Snajperit që ka goditur Ardian Çapjen i është fshirë numri i serisë.

Nga atentati, 55-vjeçari, Ardian Capja mori një plumb në shpatull që i kaloi shumë pranë zemrës duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Të fundit