Flash News

E-TJERA

Ardian Çipa pranon problemin me kanabisin: Është rritur sipërfaqja në Gjirokastër

Ardian Çipa pranon problemin me kanabisin: Është rritur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Gjirokastër për luftën kundër kanabisit, ku tha se ky fenomen nuk ka të ardhme në vendin tonë.

Çipa ka thënë se janë të vendosur për të mos lejuar kultivimin e lëndëve narkotike. “Me mbështetjen e Guardia Di Finanza në të gjithë territorin janë evidentuar shumë parcela me kanabis. Bashkëpunimi është i domosdoshëm. Ka rritje me 7,2 here e sipërfaqeve në Gjirokastër. Në rritje edhe numri i personave të paidentifikuar. Sipërfaqe të konsideruara me kanabis edhe në Tepelenë dhe Përmet.

Çipa tha se plani i policisë është ndërgjegjësimi i komunitetit. Kanabizimi nuk ka të ardhme në vendin tonë. Duhet ta fillojmë punën me pastrimin e policëve të inkriminuar.

Të fundit