Flash News

KRYESORE

Ardian Fullani emërohet në postin e rëndësishëm në Bankën Qendrore të Malit të Zi

Është emëruar në një post të rëndësishëm në Bankën Qendrore të Malit të Zi ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Mediat malazeze shkruajnë se Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi, në shtator të vitit të kaluar, ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët bën pjesë edhe Ardian Fullani.

“Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollarë amerikanë).

A e dëmton besueshmërinë e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, fakti se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?”, shkruajnë mediat në Mal të Zi.

Të fundit