Flash News

KRYESORE

Ardian Isufi: Mirela Kumbaro, atentat artit, kulturës!

Ardian Isufi: Mirela Kumbaro, atentat artit, kulturës!

“Ministrja e Kulturës po e përdor institucionin për arsye personale politike”, thotë  dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, prof. asoc. Ardian Isufi, i cili pohon se me Ministrinë e Kulturës është parë si është rrënuar arti dhe trashëgimia kulturore. Në intervistën dhënë në media Ardian Isufi rendit një sërë problemesh që nuk munguan gjatë këtyre viteve që ministria drejtohet me ministren Kumbaro.  “E quaj atentat në art dhe kulturë, sepse pavarësisht diskutimit dhe publikimeve të projekteve “të jashtëzakonshëm” nga Ministria e Kulturës ne kemi parë dhe kemi ndjerë çdo ditë si është rrënuar arti dhe kultura, trashëgimia kulturore. Si është keqkuptuar vlera kulturore përballë projekteve vizionare, që duhet të kishte Ministria e Kulturës. Si është kthyer ministria në klienteliste, ku në eventet më të rëndësishme të artit bashkohor ndërkombëtar shkojnë vetëm artistë, të cilët janë të lidhur vetëm me ministren dhe me një politikë të ditës. Gjithashtu ajo çfarë është më e rëndësishme shumë projekte u lanë pas dore nga paaftësia për të menaxhuar dhe për të kuptuar kërkesat e vërteta, që ka sot globalizmi dhe sistemi i artit.

GKA është e aksidentuar nga Ministria e Kulturës. Galeria Kombëtare e Arteve është lënë në mëshirë të fatit dhe ka minimumin e buxheteve.  

 Shikoni si është sot Teatri Kombëtar, Teatri i Operës dhe Baletit në drejtim të paditur dhe kemi institucione të tjera që nuk kanë plane, që realisht japin kontribut të rëndësishëm në kulturë. Planet janë sporadike dhe jo vizionare që të krijojnë realisht një urë komunikimi ndërmjet kulturës botërore dhe asaj çfarë ndodh në Shqipëri.

Ministrja e Kulturës po e përdor institucionin për arsye personale politike. Kjo është shumë e qartë, e dukshme, është gati qesharake forma simbolike që përdor me fustanellën ose me elementë, të cilët po na kthejnë në një baltovinë kulturore. Mendoj që jemi të dështuar në aktivitete ndërkombëtare".

Të fundit