Flash News

KRYESORE

Ardian Ndreca 'në krah' të Grida Dumës. Një lapsus, apo blerja e votës është problemi? 

Ardian Ndreca 'në krah' të Grida Dumës. Një

Ardian Ndreca, publicist i njohur dhe pedagog në Universitetin 'Urbaniana' në Romë, duket se 'i ka dalë në krah' deputets demokrate, Grida Duma, të kryqëzuar në disa media për një lapsus në fjalimin e sotëm në parlament ku ngatërronte Machiavelli-n me Sun Tzu. Në një status në faqen e vet në Facebook,  Ndreca paralajmëron se problemi i vërtetë nuk është një lapsus, por reduktimi i problemit të blerjes së votës.

Stausi i plotë:

Me ngatrrue Machiavelli me Sun Tzu mund te jetë edhe nji "lapsus linguae" e te gjithe gabojme, por blemja e votes nuk mund te reduktohet ne nji çeshtje taktike organizimi. Asht nji mendesi e tane e mbrapsht qe duhet shkatrrue, pse ai qe blen voten nuk asht fitues. Mendesia e mbrapsht asht transversale, prandaj cilido deputet qe don me u ankue, i majte apo i djathte, ta nisin me nji "mea culpa".

Të fundit