Flash News

KRYESORE

“Ardit Gjebrea, uroj që emisioni yt të mbyllet sa më shpejt”

Nga Fjolla Spanca

Trupi asht nder te Dhanunat Hyjnore që tek ne vjen si amanet! Trupi asht çdo rrënqethje që na e rrotullon zemrën kur tinëz vjedhet a dhunohet mishi jonë. Trupi asht ai qoshku' ku Shpirti endet lirshëm dhe merr e jep sinjale diftuese të Frymës sonë!

Atyne që shpirti i asht mlu me petkun e padijes; atyne që shpirti i asht nxi prej materializmit të shfrenum; atyne që trupi i asht ba i huej prej mungesës së përshpirtminisë, shumë kisha dashtë me ja u fal nji pasqyrë prej ku kishin me e pa dritën mrena vetes dhe se qysh e shuen marrëzia loçkën e zemrës!!!

Kam dhimte t'madhe kur i shoh çikat e reja teksa çplohen neveritshëm për t'i plotsue tekat djallëzore të disave. Jo se du me u ngatërrue në zgjedhjen e gjithsekujt për me ba cxa t'i teket me veten; por s'pranoj kurrë që për disa interesa/ cytje bajate modeli i menjeve të hallakatuna me u marrë i mirëqenë dhe gruaja me u përdorun si ato kukullat kineze (kancerogjene) që e prishin shnetin e fmijve!

P.S. Ardit Gjebrea nuk ta kisha uru që me e pa çikën tande n'qete pozicion! (si këto balerinat) AMA emisionit tand i uroj me zemër sa ma pak financime; pra PARE e pisllik. U mbyllte. Sa ma shpejt!!!

Të fundit