Flash News

KRYESORE

Ardit Gjebrea zbulon surprizën e natës finale të “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea zbulon surprizën e natës finale të

Sonte është nata finale e “Këngës Magjike”, nga e cila priten surpriza të shumta. Veç  ndarjes së çmimeve dhe shpalljes së fituesit, sonte në skenë do të këndojë “live” dhe vetë moderatori Ardit Gjebrea me vajzën e tij Ana.

Kujtojmë që disa ditë më parë Gjebrea ndau një foto nga studioja me kompozitorin Darko Dimitrov , me një mbishkrim; “Sepse këtë herë i rikthehem dashurisë - këngës  me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea ❤ #kengamagjike2017”.

Meqë dy netët e para Arditin nuk e pamë të këndojë me të bijën, surpriza pritet sonte. Ardit Gjebrea dhe Ana do të ngjiten në skenë sonte.

Të fundit