Flash News

KRYESORE

"Arditi të bëri njëri", komentuesja 'hahet' me Blerina Bombajn

Blerina Bombaj nuk është një emër i panjohur në showbizz-in shqiptar. Ajo është prej vitesh pjesë e të "Dielës shqiptare" ku ka rubrikën e saj si dietologe. Për këtë arsye, një prej ndjekësve të saja mendon se ajo është bërë njëri pikërisht për shkak të Ardit Gjebresë.

Në njërin prej postimeve të saj në Instagram, dietologes i ka rënë në sy një koment i pakëndshëm:

“Aman moj, o njeriu më i edukuar i kësaj bote si ato të jehovait. Po ik moj, të dha Zoti lekun dhe na bën si e ditura e botës, u heq karbohidrateet njerëzve, u shton proteinat, yndyrnat e mira dhe e kthen në biznes. Po je kaq humane t’i mos merr 300 mij lekë për një muaj dietë, sa një rrogë në Shqipëri po uli çmimet. Mos na shit pordhë nëpër rrjete se të bëri Arditi 10 vite reklamë që u bëre njeri.”

Si duket, Blerina e ka marrë me sportivitet dhe i është kthyer komentueses:

“Mua më dha Zoti lekë, mi nisi me bankë! Ndërsa Arditit Zoti i tha “kësaj do i bësh reklamë, se ashtu është një muhabet, dhe nuk dua ta diskutoj!”

Të fundit