Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Arena Kombëtare nuk përzgjidhet, UEFA cakton stadiumet ku do të luhen finalet për dy vitet e ardhshme
Federata Shqiptare e Futbollit, kishte si synim që në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ të zhvillohej një finale europiane. Superkupa e Evropës, ishte edhe synimi kryesor për drejtuesit e FSHF-së por UEFA ka vendosur që ajo të luhet në Portugali në “Estadio Dragao”.
Gjithashtu është vendosur që finalja e Champions League për vitin e ardhshëm të luhet në stadiumin ‘Olimpic Ataturk’, stadiumi ku Liverpool arriti të fitonte finalen me Milanin në edicionin 2004/2005. Ndërkohë që finalja e edicionit 2018-2019 do të luhet në Wanda Metropolitana në Madrid.
Finalja e Europa League 2019-2020 do të luhet në Poloni në stadiumin ‘Gdansk Arena’, finalja e 2018-2019-ës në Baku Olimpic Stadium, në Azerbajxhan .