Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Arena Kombëtare” pa tribunë qendrore, Rama mbrohet: Nuk kam vjedhur asnjë qindarkë
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto të stadiumit “Arena Kombëtare”, por është përballur me komente jo pozitive nga qytetarët. Ata kanë kritikuar kreun e qeverisë se pse stadiumi është shndërruar në një qendër tregtare duke zvogëluar në minimum tribunën qendrore.
“Mezi po pres ti çoj femijet ne qendrën e re tregrare”, ironizon një komentese, të cilës kryeministri i është përgjigjur se meriton atë që ishte: “Per femijet e tu e kam bere edhe une se ti dhe ata qe mendojne si ti, meritonit ate qe ishte”, shkruan Rama.
Një tjerët shkruan: "Shume bukur. Pak rendësi ka kulla. Pak rendësi ka sa para janë vjedhur. E rëndësishme është qe po ndërtohet diçka. Sepse korrupsion ka si te ndërtohet si mos te ndertohet. Edhe rruga Milot ball-dre. E rëndësishme është te behet. Nuk ka rendësi sa para villen. Sepse ajo dihet. Korrupsioni ne Shqipëri ka qen. Është dhe do te jete”.
“Po çfare kam vjedhur unë o i vjedhur nga mendja çfare! Po s’te ve faj jo, kaq te rëne kur u ndanë thotë populli”, është reagimi i Ramës.
Stadiumi që është ndërtuar përmes partneritetit-publik-privat (PPP) do të inaugurohet me 17 nentor në ndeshjen e kthimit ndaj Francës. Kostoja në total e rikonstruksionit të tij llogaritet rreth 60 milionë euro.