Flash News

KRYESORE

Arena ku do të mbahej Eurovizioni transformohet përkohësisht në spital për të sëmurët me Covid-19

Arena ku do të mbahej Eurovizioni transformohet përkohësisht

Arena e Rotterdam Ahoy në Holandë, e cila ishte paracaktuar të priste këngëtarët përfaqësues të  Eurovisionit për këtë vit, është shndërruar në një spital të përkohshëm për pacientët me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore hollandeze treguan të martën para mediave transformimin e ambjenteve në spital.

Drejtori i Shërbimeve Shëndetësore në zonën e Roterdamit-Rijnmond Saskia Baas tha se spitali i improvizuar është më tepër një masë rezervë për të zvogëluar presionin pritës të spitaleve rajonale.

"Ne jemi të gatshëm t'i presim këta pacientë, por nëse gjithçka shkon mirë dhe ne mund të vazhdojmë të rrafshojmë kurbën me të gjitha masat që po marrim në Hollandë, atëherë ndoshta nuk do të na duhen. Ky do të ishte lajmi i mirë," tha Baas.

Punimet për vendosjen e vendit të konkursit për Eurovision duhej të fillonin më 6 prill por ngjarja u anulua për shkak të pandemisë të koronavirusit.

https://www.youtube.com/watch?v=JvB22_XnesU&fbclid=IwAR1W84vk4Ez-PumL8p_H6BiVZe00QRe4mbfC-hXAq9y1NfP2BxiRL8XzxbE

Të fundit