Flash News

KRYESORE

Argjentina rikthen Messi, ylli nuk pranon "të padëshiruarin" e ekipit

Argjentina ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore kundër Brazilit. Bie në sy rikthimi i Lionel Messit në ekip. Kapiteni dhe ylli i skuadrës nuk është grumbulluar që prej periudhës kur u pezullua pas Kupës së Amerikës.

"Pleshti" ka marrë ftesë nga trajneri Lionel Scaloni. Ky i fundit ka ftuar sërish në skaudër Lautaro Martinezin dhe Paulo Dybala. Të dy janë gati për kombëtaren e tyre.

Mauro Icardi është i përsekutuari i madh i argjentinasve. Sulmuesi i PSG-së është në formë, por nuk grumbullohet. Arsyeja? Grupi nuk e do dhe lojtari nuk merr ftesë.

Të fundit