Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Argumentet e Metës, Lubonja: Të hetohet dokumenti i SHISH, e ka lexuar edhe Rama
Analisti Fatos Lubonja ka ndjekur me kujdes qëndrimet e presidentit Ilir Meta para Komisionit Hetimor. Lubonja sqaron se nëse do të kishte një dokument nga SHISH për informacione se në 8 qershor do të digjej parlamenti, që sipas ligjit i shkon dhe Presidentit edhe kryeministrit, duhet të kishte hetim nga institucionet. Madje sipas tij, duhet të ishte kryeministri që të kishte kërkuar hetim pasi e ka detyrim. Në gjithë këtë që ka ndodhur Lubonja thotë se në peshore e drejta anon më shumë nga Presidenti.
“U përdor aty një fjalë ‘nuk mund të lejoja djegien e Rajshtagut’, që padyshim për asosacion na çon në djegien e Rajshtagut nga Hitleri që u përdor si mundësi, si mjet për të akuzuar opozitën dhe për ta nxjerrë opozitën jashtë dhe tjetra që vinte si informacion nga SHISH. Unë mendoj që këtu qëndron skandali i politikës sonë dhe i këtij teatri që pamë. Nëse ka një dokument nga institucioni i SHISH që dikush do të djegë parlamentin, nga sa e di unë ligjin, ky dokument nuk i shkon vetëm Presidentit por edhe kryeministrit.
Në qoftë nëse Presidenti nuk e ka për detyrim ta çojë në organet kompetente për hetim, kryeministri e ka edhe për detyrim. Tani çfarë shteti është ky lind pyetja? Kush donte ta digjte? Aluzioni që bën Meta është që donte ta digjte kryeministri për të eliminuar opozitën. Rajshtagu aty të çon. Por nga ana tjetër nuk është shumë e qartë, sepse mund të ishte dhe opozita dhe opozita akuzohet sikur do të digjte për të treguar atë papajtueshmërinë”, sqaroi Lubonja.
Sipas analistit, mëse ka pasur një plan të vërtetë për djegien e parlamentit, atëherë opozita duhet të ndihet më e lëhtësuar që nuk është kryer një akt i tillë.
“Gjithsesi kjo duhet të kishte shkuar në hetim. Në qoftë se ti ke një parti në pushtet dhe një kryeministër që është i gatshëm të djegë parlamentin për të eliminuar opozitën këtu nuk bëhet dot më fjalë për zgjedhje jo me një kandidat jo me dy, ose thellohemi këtu dhe këtu bëjmë skandalin politik dhe e sqarojmë deri në fund, s’ka më kuptim as për integrim as për gjë. Nëse ke një opozitë e cila donte ta bënte këtë, mund të jetë pak më lehtësuar në shenjë proteste për vjedhjen e votës, 1,2,3 por përsëri duhet hetuar”, deklaroi Lubonja.