Flash News

KRYESORE

Arian Çani behët pjesë e mediave online, lançon portalin e tij

Arian Çani behët pjesë e mediave online, lançon portalin

Gazetari Arian Çani ka njoftuar në emisionin e së premtes së kaluar se shumë shpejt Zonë e Lirë do të ketë një portal të vetin, i cili do të quhet www.zoneelire.al

Nuk është e qartë përmbajtja e portalit, por burime pranë gazetarit thanë se faqja do të jetë e fokusuar kryesisht në pasqyrimin e deklaratave të të ftuarve të emisionit “Zonë e Lirë”, por pa harruar edhe ngjarjet e rëndësishme të aktualitetit politik.

Disa kohë më parë, Çani njoftoi po ashtu se ai u bë pjesë e medias sociale, Twitter. "Tashmë jam më në fund në një rrjet social elitar, jam në 'Twitter'. Ju mund të shkruni dhe t’i përgjigjeni pyetjes: Edi Rama reformist, fasadist apo revanshist?”, tha Çani në postimin e tij të parë në Tetor.

Çani njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë ndërsa pritet të shihet linja editoriale e portalit.

Lançimin hapjes së portalit nga gazetari mund ta gjeni në videon e mëposhte, duke filluar nga 1:22:56.

https://www.youtube.com/watch?v=yMjQTG-EWEU

Të fundit