Flash News

KRYESORE

Arian Çani ‘harron’ debatin me gazetarin Dyrnjaja, shfaqet në emisionin e Top Channel

Të enjten e kaluar, gazetari Arian Çani pati një debat me tone të larta me spikerin e lajmeve të Top Channel, Denis Dyrnjaja në emisionin “360 gradë” në Ora News.

Dy gazetarët nuk i kursyen ofendimet ndaj njëri tjetrit, të tipit: “Je budalla, idiot, hajvan, debi dhe kur jepja unë lajmë, ti haje patate të skuqura”.

Megjithatë, duket se Çani e ka lënë mënjanë sherrin me gazetarin e Top Channel, pasi mësohet se sot në mbrëmje do të jetë i ftuar special në emisionin e humorit “Portokalli”.

Lajmi është konfirmuar pikërisht nga imituesi i tij, Rezart Veleshnja, i cili në rrjetin social “Instagram” ka shkruar: “Dolëm një xhiro ne bllok për qefin tonë plak! Por namin e bën ketë te diel i madhi Arjan!”.

Emisioni i Veleshnjës, “Zona e Brrylit”, ka pasur mjaft sukses deri tani dhe shprehjet e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

Njoftimi i aktorit:

Të fundit