Flash News

KRYESORE

Arian Çani: Ia vlen të vritesh për të drejtën e votës

Arian Çani: Ia vlen të vritesh për të drejtën e

“Kriza politike në Shqipëri ka formën e një mullari. Nga ky mullar kemi një palë që thotë do bëjmë zgjedhje, pala tjetër thotë do bëjmë përgjime. Ata do përplasen fizikisht, këtu nis fillimi i 10 viteve të ardhshme. Kjo na pret ne në 10 vitet e ardhshme”, kështu u shpreh Arian Çani në emisionin ‘Open’.

Gazetari më tej argumentoi se e drejta e votës është e shenjtë dhe si e tillë nuk mund të arrihet pa sakrificë.

“Cilët popuj kanë fituar liritë për tu zgjedhur pa sakrifica? Kjo fitohet me sakrifica jo duke ndenjur në tavolinë. Këtu po flasim për gjëra të shenjta siç është e drejta e votës. Ky është një vend qesharak. Kur të vijë dita që do ketë të vrarë për të drejtën e votës do them se ky vend do shpëtojë”, këmbënguli Çani.

Qëndrimet e tij u pritën me habi nga të ftuarit, Robert Rakipllari, Dashamir Shehi dhe Arbi Mazniku.

Të fundit