Flash News

KRYESORE

Arian Vasjari në Top Story: Jam kundër korit të hienave; pse jam i lumtur për Rama-Basha

Arian Vasjari në Top Story: Jam kundër korit të hienave; pse jam

Arian Vasjari, pedagog i Jurisprudencës, i ka quajtur kor hienash ata që kanë dalë të palumtur nga marrëveshja Basha-Rama. Sipas tij, Shqipëria me anë të kësaj marrëveshjeje ka shmangur një konflikt civil.

Tha Vasjari:

Unë bëj pjesë te ata që janë të lumtur për këtë marrëveshje. Jam kundër korit të hienave që nxjerrin vrerin për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Jam përgjithësisht te bota e analizës, sepse bota e analizës ka dështuar në mënyrë totale dhe këtu nuk gjykoj mbështetjen që japin, por pikëpamja e tyre për krizën ka qenë antidemokratike. Në vështrimin tim ne na ka shpëtuar demokracia, kriza u zgjidh kur ata zgjodhën marrëveshjen. Njëra palë pranoi se nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, dhe pala tjetër pranoi kreun e qeverisë, sepse nuk ka qeveri me mandat të pjesshëm.

Megjithatë, nuk mund të themi se zgjidhëm plotësisht një krizë, por në të gjitha rastet mund të them se edhe ekzekutorët meritojnë lavdërime. Që sot e deri në vijim, se si do të implementohet mbetet për t'u parë, por do të ishim malinj po të thonim se palët bënë një zgjidhje antidemokratike. Ne duhet të jemi të lumtur, sepse Shqipëria sot nuk shkoi në një konflikt civil.

Të fundit