Flash News

KRYESORE

Arian Vasjari: Pse Adriatik Llalla nuk i shpëton Vetting-ut

Arian Vasjari: Pse Adriatik Llalla nuk i shpëton Vetting-ut

Analisti Arian Vasjari shprehet se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do ti nënshtrohet Vetting-ut por do të jetë edhe pjesë e hetimeve të SPAK.

Në emisionin ‘Real Story’, Vasjari bëri një krahasim mes Llallës dhe ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

Vasjari tha se ndryshimi mes Llallës dhe Imeraj është se ish- kryeprokurori qëndroi në detyrë deri në përfundim të mandatit ndërkohë që Imeraj u tërhoq para përfundimit të mandatit. Për këtë fakt, nënvizoi Vasjari, nuk mund ti shmanget dot procesit të Vetting-ut.

“Adriatik Llalla qëndroi në detyrë deri në përfundim të mandatit. Llalla nuk mund ti shmanget asaj çfarë mund të bëjë SPAK-u ndaj tij,  Llalla nuk mund ti shmanget Vetting-ut”, u shpreh Vasjari.

Të fundit