Flash News

KRYESORE

Ariana Grande do të rikthehet në Manchester, koncert bamirësie me kolegët e saj në nder të viktimave

Ariana Grande do të rikthehet në Manchester, koncert bamirësie me

Zëdhënësit e këngëtares së famshme Ariana Grande kanë njoftuar se ajo do të rikthehet në Manchester për të mbajtur concert bamirësie në nder të viktimave të sulmit që u bë në koncertin e saj.

Në koncertin me titullin “One Love Manchester”, që do të mbahet ditën e dielë, krah këngëtares do të jenë dhe artistë të njohur të muzikës amerikane, si Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus dhe Usher.

Në sulmin e 22 majit në dalje të ambjenteve të “Manchester Arena” pak pas përfundimit të koncertit të Ariana Grandes, u vranë 22 vetë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Shumë nga viktimat ishin vajza të reja, admiruese të këngëtares. Të tjerë ishin prindër që po prisnin fëmijët e tyre pas koncertit  

Të fundit