Arilena Ara flet për këngën e saj konkurruese në “Fest 58”: Ka shpirtin tim brenda

Kënga e Arilena Arës “Shaj” është pëlqyer gjithashtu shumë ndër këngët që do marrin pjesë në “Festivalin e Këngës” në RTSH. Fituesi i këtoj festivali do të përfaqësojë Shqipërinë në RTSH dhe këtë vit gara është shumë e fortë ngaqë pjesëmarrës janë emrat më të përfolur të muzikës në vendin tonë.

Arilena Ara ka sjellë një baladë shumë të fuqishme, që sipas saj është shumë personale si këngë. Përmes një postimi në Instagam, këngëtarja shkodrane tregon se kjo këngë ka shpirtin e saj brenda:

“Nuk është vetëm një këngë, nuk është thjeshtë muzikë.. Por një ndjesi personale, me shpirtin tim brenda! FALEMINDERIT që me doni dhe nëse “SHAJ”, apo “MALLKOJ”.. Faleminderit”