Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Arilena Ara mungon në listën e këngëve të Festivalit të RTSH-së, u mendua se do të ishte fituesja
Dje është shpallur lista e 22 këngëve të cilat do të transmetohen në netët finale të Fesivalit të Këngës. Mes tyre ishin shumë emra të njohur të skenës shqiptare si dhe shumë të rinj, por ajo që u vu re ishte mungesa e Arilena Arës.
Më herët u përfol se Ara kishte një projekt të ri më të cilin do të prezantohej në festivalin e 56 të RTSH-së, por lista tregon të kundërtën.
Zëdhënësja e festivalit të RTSH-së Kozeta Kurti, ka folur në lidhje me zërat të cilët janë shprehur se Arilena do të jetë fituesja, ndërkohë që Arilena Ara nuk është pjesë e konkurrentëve.
Por, Dilan Reka, i cili u shpall fitues i vendit të tretë vitin e kaluar në Festivalin e RTSH-së, u shpreh më herët në një intervistë për ‘Një kat më lart’ se çmimet në atë festival ndahen pa filluar transmetimi i tij.