Flash News

KRYESORE

Arilena Ara ndryshon titullin e këngës pjesëmarrëse në "Eurovizion"

Arilena Ara ndryshon titullin e këngës pjesëmarrëse në
Disa orë më parë, Arilena Ara ka publikuar në Instagram posterin zyrtar të këngës së saj pjesëmarrëse në Eurovizion. Kënga "Shaj" me të cilën u përfaqësua në Festivalin e Këngës në RTSH ku edhe fitoi çmimin e parë, është përshtatur në anglisht dhe do të titullohet "Fall From The Sky". Megjithëse kjo ka konfuzuar fansat të cilët kanë komentuar duke pyetur se çfarë po bëhet me këngën fituese. Por siç mund edhe të kuptohet, kjo është një përshtatje në anglisht në mënyrë që të kuptohet dhe nga të huajt. Vetë Arilena ka pranuar se në fillim kënga ka qenë në anglisht dhe frymëzimi për këtë këngë i ka ardhur në anglisht, ndaj fansat mezi presin ta dëgjojnë këtë version të këngës.
 
View this post on Instagram
 

“Fall From The Sky” @eurovision

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Të fundit