Flash News

KRYESORE

Arilena Ara publikon klipin e këngës përfaqësuese në Eurovizion

Arilena Ara publikon klipin e këngës përfaqësuese në

Qëkur u shpall fituese e Festivalit të Këngës, fansat kishin shumë kureshtje si do vinte Arilena Ara në klipin zyrtar të përfaqësimit të Shqipërisë në "Eurovizion".

Por pandemia globale e koronavirusit prishi dhe planet e Festivalit Evropian të Këngës dhe kësisoj, Eurovizion u anulua dhe do të mbahet në 2021-shin - mbrëmë ishte nata finale e cila u mbajt online.

Pavarësisht kësaj, Arilena Ara e ka çuar deri në fund punën me projektin e saj dhe mbrëmjen e sotme ka dhënë lajmin e bukur.

Kënga “Shaj” në versionin anglisht “Fall from the sky” është publikuar në Youtube, së bashku me videoklipin zyrtar.

Klipi vë në qendër Arilenën, e cila sipas tekstit ka rënë nga qielli dhe është e destinuar të fluturojë.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat të cilët kanë komentuar pozitivisht në Youtube dhe janë shprehur të zhgënjyer që nuk kishin mundësinë ta dëgjonin këngëtaren live dhe se ky ishte viti i Shqipërisë.

Të fundit