Flash News

KRYESORE

Arilena publikon pjesë nga përgatitja e këngës përfaqësuese në Eurovizion, reagon ndaj anulimit

Arilena publikon pjesë nga përgatitja e këngës
Arilena Ara mund të jetë një nga këngëtaret e rralla që kënga e saj bëhet më e bukur kur këndon “live”. Të gjithë fansat e saj, mezi po prisnin ta dëgjonin këngën e saj “Fall from the sky” (Shaj – në versionin shqip) kur do e këndonte live në skenën e Eurovizion. Mirëpo, për shkak të koronavirusit, ky kompeticion është shtyrë për vitin tjetër dhe kjo ka zhgënjyer jo pak fansat e këtij kompeticioni, por sigurisht të gjithë janë në një mendje: që shëndeti vjen i pari. Për këtë ka reaguar dhe Arilena Ara, e cila përmes një postimi në Instagram ka shkëputur disa pjesë kur kënga po përgatitej dhe siç mund ta dëgjoni në pak sekonda, ajo duket kaq e mahnitshme kur këndon live dhe kap notat e larta të këngës që janë dhe më kulminantet. Postimi i plotë në Instagram: “Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për ‘Fall from the sky’. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment; jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën. Të gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë. Ky është përkufizimi im i dashurisë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë. Ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje. P.S. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Ju lutem, qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti ju bekoftë!”

Të fundit