Flash News

KRYESORE

Arjan Çani flet për katër ‘peshqit e mëdhenj’: Nëse Donald Lu nuk e ka për njërin prej këtyre, atëherë është jashtë loje

Arjan Çani flet për katër ‘peshqit e mëdhenj’:

Gazetari Arjan Çani u ka vendosur emra ‘peshqve të mëdhenj’ për të cilët ka folur ambasadori amerikan, Donald Lu. Çani tha se ‘peshqit e mëdhenj’ janë katër, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, ndërsa ministrat dhe ish-ministrat konsiderohen nga populli si cironka.

Nëse ambasadori Lu nuk i referohet njëri prej këtyre të katërve, tha Çani në emisionin ‘360gradë’, atëherë ai është jashtë lojës që zhvillohet në Shqipëri.

“Nëse po flasim për peshqit e mëdhenj, unë kam një nuancë. Katër janë peshqit e mëdhenj sot në Shqipëri. Janë Edi Rama, kryeministri aktual, Sali Berisha, ish-kryeministri, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i opozitës, Lul Basha. Këta të katër konsiderohen peshq të mëdhenj në Shqipëri. Nëse asnjë nga këta të katërt nuk preket penalisht me SPAK-un apo Byronë, në janar, shkurt, mars apo prill, të vitit që vjen, siç thotë ambasadori. Popullit nuk i intereson se kush nga ministrat apo ish-ministrat do futet brenda. Fare. Sepse populli katër peshq të mëdhenj njeh, këta të tjerët populli nuk i konsideron peshq. Një nga këta të katërt duhet të jetë. Nëse Donaldi (Lu) nuk e ka për asnjërin prej këtyre që thashë unë, atëherë Donaldi është jashtë loje”, deklaroi Çani.

Të fundit