Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Arjan Çani nuk e sheh të afërt ndryshimin në Shqipëri: Llumi është trashur shumë, nuk ka shpresë
Për të tregur më qartë situatën e rëndë ku ndodhet vendi dhe mungesën e shpresës, gazetari Arjan Çani solli rastin e ndotjes së Tiranës si shembulli që konfirmon se e ardhmja e afërt e Shqipërisë nuk do të jetë ndryshe.
I ftuar në emisionin ‘360 gradë’, Çani tha se politikanët hajdutë, që vjedhin shqiptarët, nuk kanë bërë as përpjekjen minimale për të pastruar Tiranën, i cili është qyteti ku jetojnë edhe fëmijët e tyre.
“Hajde shikojmë Tiranën nga një pikë e caktuar e Dajtit se çfarë llumi është. Është një re e zezë tymi që mbulon të gjithë qytetin. Këtu jeton ky qytet. Ne tani jemi nën një re të zezë, por kjo re e zezë ka vite të tëra. A keni dëgjuar ndonjëherë këta që na qeverisinë të thonë, mirë ne jemi hajdutë dhe vjedhim taksat e këtyre të shkretëve që punojnë, po këta kalamajtë tanë ku rriten në këtë perde të zezë, llumi të zi. Si ka mundësi që nuk bëjnë gjënë më minimale? Të thonë për shembull se nga 1 janari 2019 nuk do të ketë asnjë marmitë të prishur në Tiranë. Kjo po do ishte një sinjal që ky vend do fillonte të kishte një shpresë. Në momentin që nuk del asnjë edhe nga opozita të propozojë këtë gjë, tregon që llumi është trashur aq shumë, aq sa nuk e di sa kohë do që të fillojë dhe të zvogëlohet. Kjo ishte ndërkallje për të thënë le të kënaqemi brenda llumit, mos prit shpresë, nuk ka shpresë”, tha Çani.