Flash News

KRYESORE

Arjan Çani për deklaratën e Donald Lu: Është teatër, vetëm një budalla nuk e kupton

Arjan Çani për deklaratën e Donald Lu: Është

Gazetari Arjan Çani e ka konsideruar një teatër deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, për klanet mafioze në Shqipëri, pasi sipas tij, e gjitha është realizuar nga kryeministri Edi Rama.

Duke folur në emisionin ‘360gradë’, Çani tha se ambasadorët në Shqipëri janë më shumë alibi sesa faktorë dhe ambasadori Lu i ka përgatitur terrenin Ramës për të arrestuar disa kriminelë. Sipas gazetarit, Rama nuk mund të burgosë i vetëm kriminelët që e kanë ndihmuar në zgjedhje.

“Është një teatër. Ambasadorët në Shqipëri janë më shumë alibi sesa faktor. Po përgatitet terreni që disa persona duhet të futen brenda. Nëse do të kishte vërtet një vullnet për të pastruar qytetin nga të fortët, duhet të fillojë pak represion. Këta njerëz kanë ndihmuar politikën në zgjedhje, atëhere si hiqen qafe disa njerëz që kanë ndihmuar politikën? Ata do i kërkojnë llogari kryeministrit, ore zotëri ne na fut brenda ti? Ata thonë kush është i pari i vendit dhe i pari i vendit i thotë ambasadorit më jep një dorë. (I pari vendit) Atyre i thotë që nuk e keni me mua se e kanë marrë amerikanët në dorë këtë punë. Kjo është thjeshtë fare, vetëm një budalla nuk e kupton. Ambasadori amerikan do të jetë gjithmonë pro qeverive në Shqipëri, kushdo qoftë”, tha Çani.

Megjithatë, kjo deklaratë e Arjan Çanit nuk gjeti mbështetjen e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte e pranishme në studio.

Të fundit